benaeri-FINAL.png

Rregullat

Rregullat e Kuizit

                             ‘’KUSH DO TË BËHET MILIONER’’

                                        Rëndësia dhe Kuptimi

Shumica e konkurenteve konkurojnë për ta fituar titullin ‘’Milioner’’ dhe Preminë prej 50,000.00 € apo mbi 6 Milion Lek shqiptare.

Kjo Premi caktohet sipas të Ardhurave Mesatare dhe Zhvillimit Ekonomik te vendit (GDP). 50,000.00 € , nëse e llogarisim do të na del se paga mesatare në Kosovë dhe Shqiperi sillet 200,00 €  deri 250,00 € dhe nëse e bëjmë një krahasim: 250,00 € paga mujore e një punëtori, atëherë do t’i duhen 20 vjet punë për vlerën e kësaj premie. ‘’Milioneri’’ ia mundëson çdo njërit që këtë vlerë  t’a fitoj brenda disa minutave. Pra, ky është Emisioni i vetëm që ofron këtë shpërblim për çdo javë për secilin kandidat.

Të  tilla Premi ka edhe regjioni  si : Maqedonia, Kroacia, Serbia, Sllovenia që sillen nga 50,000.00 €  deri në  100,000.00€.

Spjegim mbi aplikimin për Kandidat

Kandidatët së pari do të duhej që të aplikojnë në ‘’ Thirrje Telefonike’’  apo  dërgim të '’SMS''-ve

APLIKIMI PËRMES TELEFONATËS:

Mund të telefonohet prej çdo operatori nga Shqipëria dhe Kosova direkt ‘’pa prefix’’,

Nga Shqiperia në nr. 0900 505 44 44.

Nga Kosova në nr. 0900 850 850

Në  këtë ‘’thirrje telefonike’’ sekretaria do t’iu spjegoj procedurën e aplikimit, dhe nëse përgjigjeja e tij/saj është e saktë do t’i kërkohen këto të dhëna: Emrin  Mbiemrin  Numrin e tel.

APLIKIMI ME SMS vetëm nga Shqipëria:

Nëse aplikoni nëpërmes SMS-it , duhet të shkruani në TEXT:  Milioneri Emri Mbiemri Qyteti (identifikimi i juaj) dhe dërgojeni në këtë nr. 151 91 . SMS-in e dërgoni direkt ''pa prefix’’, dhe  mund të aplikoni prej çdo Operatori nga Shqipëria

RREGULLAT PËR KANDIDATET QË ARRIJNË NË STUDIO

Milioneri  ka një Moderator i cili së pari bënë pyetjen për ''Gishti më i Shpejt''  që përmban 4 alternativa të cilat duhet renditur saktë.

Kandidati që jep përgjigje të saktë dhe më të  shpejt,  fiton  të drejtën për t’u ulur në ‘’ Karrigen  e Nxehtë’’,  dhe do të filloj lojën me 15 pyetje secila pyetje ka nga 4 alternativa,  vetëm njëra është e saktë dhe duhet përgjigjur “ Përgjigjeja ime e fundit është …”  .

Nëse kandidati jep përgjigje të gabuar në cilën do pyetje të arritur,  atëherë ai eliminohet prej lojës dhe fitimi i tij bie në  shumën  “ E Garantuar”, nëse e ka fituar paraprakisht.

Kandidati  ka të drejtë të ''TERHIQET’’ në çfarëdo kohe, pasi t’a ketë parë pyetjen e rradhës  dhe mund t'a  marrë shumën e fituar aty ku ka arritur.

Kandidati mund t`i përdorë  “TRI (3) NDIHMA”

Kandidati mund t’a përdorë secilën nga ‘’NDIHMAT ‘’ vetëm  Njëherë, por nuk është i obliguar t’i përgjigjet pyetjes sipas Ndihmës.

“NDIHMAT”:

’’NDIHMA 50:50’’ Dy nga përgjigjet eliminohen, mbesin vetëm dy alternativa për përgjigje, e saktë dhe një të pasaktë.

’’NDIHMA PYET PUBLIKUN’’ Publiku është i pajisur me një telekomandë  ku secili mund të jep mendimin e vet , pastaj kompjuteri shfaq rezultatet në  përqindje.  Ndërsa kandidati  ka të drejtë ta marr  vendimin e vet.

’’NDIHMA  TELEFONO MIKUN’’ Kandidati është i lejuar të  telefonoj mikun dhe të pyes   për përgjigjen e saktë në pytjen e shtruar.  Janë vetëm  30 sekonda  për  t’u pergjigjur.

Shpenzimet dhe Hoteli për Kandidatët dhe shoqëruesit janë gratis. 

KUSH DO TE BEHET MILIONER është në kërkim të kandidatit që do të fitoj Preminë dhe Titullin MILIONER

Urojmë që ju të  jeni fituesi

 

 

 

 
Sponsor gjeneral

Partner Medial

Marketing

Marketing