HISTORIA
SUKSESI I SHOW KUIZIT ME TE FAMSHEM NE GJITHE GLOBIN
Me 15 Dhjetor 2008 filloj transmetimi i parë në gjuhën shqipe i Shou Kuizit më të popullarizuar në gjithë globin ''Who Wants to Be a Millionaire '' në shqip ''Kush do të bëhet Milioner'' me premi prej 50.000,00 Euro ose mbi 6 Milion Lek shqiptare, ky Shou është i njejtë për të dy shtetet. Në Kosovë transmetohet në RTK ‘‘Radio Televizionin Publik të Kosovës‘‘ dhe në Shqipëri transmetohet në Televizionin Kombëtar ALSAT.
Shqipëria dhe Kosova arriti një ndër sukseset më të mëdha në fushën mediale, me ardhjen e këtij formati të Kuizit më të famshëm në Botë WHO WANTS TO BE A MILLIONAIRE ?
Kur ky format televiziv filloi për herë të parë në Britaninë e Madhe, në vitin 1998 askush nuk besonte se do të kishte një sukses të tillë. Por, brenda pak kohe Milioneri u bë kuizi më i famshëm në botë.
Tashmë në shumë vende të botës Milioneri është bërë pjesë e kulturës.
Ky kuiz i jashtëzakonshëm realizohet dhe transmetohet në 118 shtete të botës, në Evropë, Amerikë, vendet Latine, Afrikë, Azi e deri tek Australia e largët. Dhe nuk kishim si të mos e sillnim edhe në gjuhën shqipe, t’ju ofrojmë shansin njerëzve që dijen e kanë pjesën më të rëndësishme të jetës së tyre, të bëhen pjesë e këtij Kuizi.
Ky format televiziv ka mbërthyer shifrat më të larta të audiences në të gjithë botën, tani te njëjtin fat e ka edhe Kosova dhe Shqipëria dhe vise të tjera shqiptare.
I konceptuar si një lojë, ku tensioni dhe argëtimi janë dy elementet më të fuqishme të saj, formati i Milionerit ka rregulla të forta. 15 pyetje të ndara në tre grupe duke filluar nga më të lehtat. Për të arrtiur në majë duhet të jesh i pajisur me dije nga të gjitha fushat. Por rregulla të forta ka dhe në kualifikim për t’u bërë pjesë e këtij programi.
Për realizimin e këtij formatit rregullat janë strikte si Studio, skenografia, ndriçimi, mënyra e xhirimit, organizimi etj. të gjitha duhet të jenë identike me të gjitha realizimet tjera në botë.
Formati ‘’Kush do të bëhet Milioner’’ ështe një mundësi e jashtëzakonshme për student dhe studiues, njerëz të thjeshtë dhe njerëz që kanë dëshirë të provojnë dijen e tyre. Prandaj bëhuni sa më parë pjesë e këtij show televiziv i cili ka joshur miliona njerëz në të gjithë botën.
Faktet Ndërkombëtare
Kush do te bëhet Milioner ?
- Deri më sot Kush do të bëhet Milioner? Është licencuar ne 118 shtete në mbarë botën duke përfshirë :SHBA, India, Japonia, Kolumbia, Kina, Venecuela, Malejzia, Australia, Rusia, Singapor, Filipine, Kazakistani, Greqia, Polonia, Gjermania, Spanja, Qipro, Izraeli, Tanzania,Turqia etj.
- Kush do të bëhet Milioner? Ka thyer të gjitha rekordet në shumicën e atyre vendeve në të cilat është lëshuar licenca . Në Republiken Çeke,
83 % e shikuesve u harmonizuan me seritë e para të Milionerit, në Kosovë Milioneri theu rekordin e shikueshmëris me 69%, dhe në Gjeorgji programi ka rrëzuar show –un kryesor te lajmeve “Courier” që ishte më i ndjekuri.
- “Kush do të bëhet Milioner” emission i parë ishte transmetuar me 4 shtator 1998 ne ITV ne UK.Shikueshmeria e show-ut në UK është realizuar në mars 1999 kur 19.2 milion njerëz ishin duke shikuar dramën e shpalosur.
- Deri me sot, formati ka fituar 65 shpërblime globale, duke përfshirë BAFTA, një Emmy dhe 7 çmime Nacionale Televizive në UK.
- Top prezentuesit e mbarë botës kanë konkuruar për pozitën e paraqitjes në Kush do të bëhet Milioner? Mega ylli i Bollywoodit, Shahrukh Khan, u bë prezantuesi i versionit Hindi të ‘ Kush do të bëhet Milioner ‘? Në janar 2007.Shahrukh është më i shikuari në Indi.
- Janë 77 fitues te top çmimit në mbarë botën. Kryeson Japonia me 12 pjesëmarrës të garës që kane fituar çmimin maksimal ¥10,000,000.
- Fituesi I parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Xhon Karpenter, përdori xhokerin. Telefonoi shokut në pyetjen për 1 milion $ me ç`rast e thirri të atin e vet te cilit I tregoi se e dinte përgjigjen dhe se do të bëhej Milioner!
- Tani janë vetëm dy prezentuese femra në mbarë botën -Dian Sastro në Indonezi dhe Meredith Viera ne SHBA.
- Në Indi, seritë e dyta u lëshuan në vitin 2005 me kthimin e yllit Bollivudian si prezantues, Amitabh Bachchcan, dhe me çmim të dyfishuar në 20 milion rupi.
- Në dhjetor 2006, 2waytraffic pranoi ‘ Who Wants To Be a Millionaire ‘? Dhe Celador International.
- Në qershor 2008, 2waytraffic kishte fituar dhe tani është dega krejtësisht në pronë të Sony Pictures Entertainment company.
- Në janar 2007, Media Kineze fitoi licencën për të prodhuar dhe transmetuar show-un kinezisht përtej shtetit. Te binet me rregullacionet lokale të versionit
Who Wants To Be a Millionaire ? tiparet festohen vetëm me të gjitha fitimet të bëra si donacion për bamirësi.
- Në tetor 2007, 18 muajt vijuese të pauzës , Who Wants To Be a Millionaire? e rilëshoi në Nine Network të Australisë , me “ 90 min live “ dhe format interaktiv, me një xhekpot çmim prej 5 milion $.
- Show është paraqitur në shtete të shumta, duke përfshirë edhe Maqedoninë,Bullgarinë,Portugalinë,Poloninë,Hungarinë dhe Republikën Çeke, dhe version “Kiwi” do të lëshohet këtë vit.
- Formati ka prodhuar lloje të edicioneve speciale në tërë botën dhe në shumë shtete, si në Britani të Madhe , Estoni, Hong Kong. Në Bullgari edicioni special hasi në pjesëmarrësit e verbër duke konkuruar njëri me tjetrin për top çmimin.
- Who Wants To Be a Millionaire Junior? Ka qenë sukses i madh në Austri, Kolumbi,Gjeorgji,Hungari,Indi, Japoni, Poloni, Rumani, Singapor,Sllovaki dhe Spanjë . Fituesi i pare i top cmimit Junior ishte Ravi Mohan Saini, 14 vjeçar nga India. Në korrik 2001 ai fitoi 10,000,000 rupi, që është vendosur në grumbullimet e tij për edukim në shkallë më të lartë, të cilën shumë të parave mund të marrë vetëm pasi t’i ketë mbushur 18 vjet.
- Në Kolumbi, fituesi i pare i top çmimit ishte një fëmijë në edicionin special të Junioreve.10 vjecarët kompletuan 4 çmimet për shkollat e tyre. Huan Dario Jaramillo fitoi top çmimin prej 160 milion peso për shkollën e tij.
- Në tetor 2002 Gerhard Kramer u bë pjesëmarrësi i parë ne Who Wants To Be a Millionaire ?që fitoi top çmimin prej 1 milion €. Gerhard, Top çmimin në versionin e mirënjohur gjerman.
- Në Lindje të mesme dhe Afrikën Veriore, fituesi i tretë i top çmimit ishte MOHAMED, një i diplomuar në Farmaci nga Palestina. Ai bëri 24 orë udhëtim prej Gazës deri në Kairo në studio dhe I kishte premtuar të dashurës së tij që nëse do të fitonte top çmimin, do t`I propozonte asaj. Pabesueshmërisht Mohamed fitoi xhekpotin dhe I propozoi asaj menjëherë si e fitoi top çmimin. Pastaj udhëtoi për në Dubai për të parë prindërit e tij të cilët nuk I kishte parë për shtatë vite!
- Në Island fituesi i parë i top çmimit ishte një prift i cili paratë e fituara i investoi në renovimin e kishës së fshatit.
- Fituesi i parë i top çmimit i edicionit Celebrity ishte Z. Hiroshi Hase, një mundës profesional dhe MP I cili fitoi xhekpotin në Japoni.
- Versionet e ndryshme të Who Wants To Be A Millionaire ? në mbarë botën janë me të vërtetë identike por janë edhe me pak varietete.
- Në Rusi për shembull, pjesëmarrësit e kanë të pamundur që gjithmonë të mbeshteten në audiencë sepse kanë qenë të njohura rastet e qëllimshme të përgjigjeve të gabuara kur është pyetur Audienca.
- DVD bashkëvepruese e këtij version të lojës, I pari I botës në këtë lloj, fitoi çmimin DVD-ja për dizajn dhe implementim nga DVD Association Award në vitin 2003.
- Loja e internetit në UK, ka rritur trafikun e webasajtit të ITV për rreth 800% kur u lëshua në prill të vitit 2000 dhe fitoi Loja e re më e mira në New Media Age Awards në vitin 2002. Sajti I RTL të Gjermanisë u bë sajt argëtimi më I madh I shtetit kur filloi loja Who Wants To Be a Millionaire ?
- Loja e sms fitoi çmimin Best Consumer Wireless Application ose Shërbimin në Kongresin Botëror të GSM-së.
- Who Wants To Be A Millionaire ? Loja Java ka qenë e zhvilluar për telefonat mobil dhe ishte lëshuar në UK në dhjetor të vitit 2004. U bë në 40 shtete në 15 gjuhë.
- Në prill të vitit 2005 Who Wants To Be A Millionaire ? Loja Java ishte më e popullarizuara Loje e Mobilave në UK.
- Në qershor të vitit 2003 Who Wants To Be A Millionaire ? bëri aktin historik duke lëshuar për herë të parë lojën e SMS. Shikuesit e Who Wants To Be A Millionaire ? në ITV1 në UK mund të luanin me programin aktual televiziv duke shtypur përgjigjet e tyre në një numër. Shikuesi që dërgonte përgjigjet më të sakta në kohën më të shpejtë fitonte çmimin.
- Në nëntor 2004 Loja e SMS “Walkaway” ishte lëshuar në ITV1 duke I ftuar shikuesit në shtëpi të përgjigjen pyetjes që pjesëmarrësi në “Karrigen e Nxehtë” e ka refuzuar. Kjo lojë luhet po ashtu edhe në vende të tjera si në Francë, Spanjë, Gjermani, Slloveni,Danimarkë, Rusi dhe Venecuelë dhe në disa territore ku është luajtur Loja “Breakaway”, që është luajtur gjatë ndërprerjes publicitare.
- Pasagjeret në “ Singapore Airlines “, Alitalia, Lan Chile dhe Eurofly mund të luajnë Who Wants To Be A Millionaire ? gjatë fluturimit të tyre që I lejon ata të luajnë vetëm ose me shokët e tjerë të udhëtimit.
- Në nëntor 2006, Who Wants To Be A Millionaire ? Loja Party Edition ishte lëshuar në UK, e mundshme në Playstation2®, Playstation® Portable dhe në formatet e kompjueterëve personal. Versioni Playstation 2® gjithashtu vihet me katër Buzz!™Buzzers.


